OSHEE ka lajmëruar qytetarët e Tiranës përmes një njoftimi publik që ditën e nesërme gjatë fashës orare 09:00-16:00, të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit, përkatësisht në Rrugën “Albanopoli” në zonën e “Don Boskos”, në rrugën “Vangjel Notii” në zonën e Laprakës, Bathore.
Njoftimi i plotë i OSHEE:
Përshëndetje / Njoftim për abonentët #Tiranë / Stakim, 7 korrik
Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 7 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
Pjesërisht: Rruga “Albanopoli” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Vangjel Notii” në zonën e Laprakës, Bathore.