Meta takon kryeministrin hungarez: Zhvilluam një bisedë të hapur, të ngrohtë e produktive

Gjatë vizitës zyrtare në Hungari, Presidenti Meta ka takuar kryeministrin e këtij vendi, Viktor Orban.

Teksa publikon në “Facebook” pamjet e takimit, Meta thekson se ka zhvilluar me Orban një bisedë të hapur, të ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët.

“Përherë kënaqësi të takohem me Kryeministrin Orban, mik i sinqertë i Shqipërisë, të cilin e falenderoj për pritjen, si gjithmonë të veçantë.

Bisedë e hapur, e ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve tanë dhe forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradicionale dhe premtuese për të ardhmen. ?????”, shkruan Meta.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *