Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar disa vargje të ndjera për humbjen e mikut të tij, poetit Petrit Ruka.
“Ikja jote është e rëndë dhe ta merr frymën, s’doja ta besoja”,- shkruan mes të tjerash Llakaj, në mesazhin e tij të ndjerë.
Mesazhi i plotë i aktorit Agron Llakaj:
“Petrit Ruka, poeti i madh dhe mik i shtrenjte, sot na la!
Ne kete mengjes te hidhur,nuk e gjej dot fjalen per Ty Petja …,Ikja jote eshte e rende dhe ta merr frymen…,sdoja ta besoja,kerkova qe thjesht te jete nje lajm enderrash…,dhe te zgjohesha me shijen e nje gjumi te keq.Gjithmone kam shpresuar se ne betejen me semundjen,Ti do triumfoje…,dhe do te ritakoheshim serish ne nje kafe miqsh me shume mall ! Petja! Dashnor i fjales se gdhendur ne vargje,poeti i shpirtit te trazuar,skenaristit ne filma e dokumentare por dhe i zerit te vecante dhe burimor,i zerit qe te mberthen dhe nuk e kupton dot figuren qe shfaqet,pa shoqerine e zerit tend. Petja!o Mik i mire dhe i mencur,o tepelenasi me bote sa nje bote….,ike sot ,dhe na le nje mal trishtimi ne shpirt.Petja i dashur , te kam ne sy ashtu sic vetem Ti ishe…, edhe ere,edhe ujvare, dallge e trazuar ,melodi shpirti e derdhur ne varg ,nje Mik i shtrenjte,nje Mik i rralle !Malli per Ty,nje lot i mbetur ne sy .Lamtumire Petja ! Qofsh i Zotit!”
/Priza.al/