Mosha është thjesht numër për të, Jennifer Lopez publikon këngën e re

Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez ka publikuar këngën e saj të re “Cambia el Paso”.

Kënga është një bashkëpunim më Rauë Alejandro dhe në ritmet e gjalla, flet për të ecur përpara pas një ndarjeje.

Lopez i ka ngacmuar shpesh fansat për këtë bashkëpunim. Ajo ka folur për të duke thënë se lidhet me të ecurit përpara pas një marrëdhënieje ose kur diçka nuk shkon mirë, gjithçka duhet të bësh është të ndryshosh hapin, dhe të kërcesh.

Videoklipi i këngës është xhiruar në Majami, por pritet ende të publikohet, ndërsa versioni audio gjendet në YouTube. Sipas një burimi për “People”, Jennifer dukej rrezatuese dhe plot energji në xhirime, edhe pse qëndroi atje për më shumë se 9 orë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *