Deputetja socialiste Mimi Kodheli ka folur për herë të parë për listën e PS për zgjedhjet e 11 Majit pasi u la jashtë listës së mbyllur.
Kodheli duket se nuk i trembet garës së hapur. “E kam sfiduar edhe herë tjetër unë. Kështu e kam jetën, me sfida. Kam refuzuar të jem në listë të mbyllur”, tha ligjvënësja socialiste për gazetarët.