Tentoi të trafikonte të miturin e shpallur të humbur nga familjarët, arrestohet 50-vjeçarja

Policia e Sarandës ka arrestuar 50-vjeçaren me iniciale B.M, banuese në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar.

Ajo është kapur duke trafikuar shtetasin e mitur, R. G. T. 12 vjeç, nxënës në klasën e gjashtë, nga Bathorja e Tiranës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme.

Kujtojmë se prej dy ditësh ai ishte shpallur i zhdukur nga familjarët. Babai i tij, ka apeluar ndihmë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe ka deklaruar se djali 12-vjeçar është larguar nga banesa pa asnjë njoftim.

I mituri u gjet ditën e sotme në qytetin e Sarandës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *