Kryetari i komunës së Koçanit Ljupço Papazov ka dhënë dorëheqjen pas tragjedisë që ndodhi në diskotekë mëngjesin e djeshëm ku humbën jetën 59 persona.
Papazov ka shkruar në rrjetin e tij social se është një humbje e madhe dhe kjo tronditje do të zgjasë gjithë jetën e tij.
Ai kërkon nga institucionet kompetente që të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve, duke shtuar se është plotësisht në dispozicion të institucioneve.
“Kjo humbje është e madhe! Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë. Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. Unë i njihja shumicën prej tyre, i njihja familjet e tyre dhe disa prej tyre ishin miq të familjes. Tronditja dhe thyerja e zemrës që ndjej do të zgjasë gjithë jetën time. Kjo tragjedi e ka lënë në errësirë Koçanin dhe Maqedoninë, dhe boshllëku që ka mbetur është i padurueshëm”, ka shkruar Papazov në Facebook.