Shpërthen bombola e gazit në Koplik, në gjendje të rëndë e zonja shtëpisë (Video)

Shpërthen sërish një bombol gazi. Kësaj radhe incidenti ka ndodhur në zonën e Koplikut, në fshatin Polvar,  rrreth orës 6:00 të mëngjesit. Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e zjarrfikësve që kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin që rrezikonte gjithë familjen e shtetasit Agim Kukaj.

Burimet bëjnë të ditur se familja ka qenë në shtëpi në momentin e shpërthimit, dhe Sadete Kukaj ka marrë dëmtime të rënda në trup. Ajo  po merr ndihme mjekësore në Urgjencën e spitalit Rajonal Shkodër, por nga burimet e deri tanishme mësohet se ajo është në gjendje të rëndë.

Përmasat e zjarrit kanë qenë të mëdha në katin e parë të banesës, ku ka ndodhur dhe shpërthimi. Por ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur që të mos përfshijnë dhe katin e dytë.

Temperaturat e larta favorizojnë akoma më shumë problematika të tilla. Këshillohet që bombolat të kontrollohen në mënyrë periodike, pasi një rrjedhje e vogël mund të jetë fatale.

/Burimi videos OraNews/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *