Fjalët e fundit të Gramoz Rucit si politikan/ Bën bilancin e 4 viteve: Përmbyllëm reformën në drejtësi, miratuam ligje kyçe për integrimin në BE dhe..

Deputeti i PS, Gramoz Ruci, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne liedhje me energjine elektrike./r/n/r/nLawmaker, Gramoz Ruci, speaks during a parliamentary session.

Sot është dita ku deputetët e opozitës, por edhe një pjesë e konsiderueshme e atyre të mazhorancës do të ulen për herë të fundit në Kuvend, pas ditën e sotme zhvillohet seanca e fundit parlamentare për këtë legjislaturë.

Në seancën e sotme plenare, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi teksa ka bërë një bilanc të 4 vite ka folur edhe për vendimin e tij për t’i dhënë fund me politikën në shtator.

“Si një prej deputetëve më të hershëm në këto 30 vite do të shprehja mirënjohjen dhe vlerësimin për të gjithë deputetët e këtyre legjislaturave. 16 vite në mazhorancë dhe 14 vite në opozitë. Në garat zgjedhore jam karakterizuar nga sinqeriteti. Kam ardhur si shërbyes publik dhe kam shërbyer me përkushtim dhe dinjitet. Nëse nuk kam bërë atë që shqiptarët kanë pritur, jo se skam dashur dhe nuk kam ditur por nuk kam mundur. Gjeneratat e reja do ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar, një vend më të mirë për të gjithë”, tha Ruçi, i cili në fund mori edhe një buqetë me lule dhe duartrokitje e forta të kolegëve për të gjithë kontributin e tij.

Ruçi tha se kjo legjislaturë ishte një kantier i madh dhe produktiv i procesit ligjbërës. “Siç dihet kjo është seanca efundit plenare e legjislaturës së 9-të. Disa arritje dhe problematika si dhe për përmbushjen nga Kuvendi të funks të veta. Kjo ishte legjislatura e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar. Ishte një kantier i madh dhe produktiv i procesit ligjbërës. Ishte legjislatura e zbatimit të reformës në drejtësi. E kryerjes së reformës zgjedhore dhe avancimit të reformave mjaft të rëndësishëm, kur Kuvendi u hap më shumë drejt shoqërisë civile, drejt medias, grupeve të interesit dhe qytetarëve, e përballimit të një sfide të madhe globale, të pandemisë, e përballimit të pasojave të tërmetit. 424 propozim të qeverisë, 59 nisma të deputetëve, 3 propozime të përbashkëta midis qeverisë dhe deputetëve dhe një propozim i një deputeti. 141 u miratuan me shumicë absolute. Kuvendi miratoi planin e zhvillimit strategjik. Plani strategjik është një udhërrëfyes që ndërthur misionin, vizionin, vlerat prioritare, objektivat strategjikë”, deklaroi ndër të tjera Ruçi.

Ruçi tha se kjo ka qenë legjislatura e hapjes së Kuvendit, legjislatura e përballimit të COVID, e miratimit të ligjeve kyçe për integrimin europian. “Legjislatura që po mbyllim ishte shumë efektive sepse kemi miratuar ligjet për të cilat që kishte më shumë nevojë vendi.  Me disa prej ligjeve të miratuara në këtë sallë në përmbyllëm në një prej reformave më të rëndësishme që ka marrë Kuvendit i Shqipërisë në historinë e tij 30-vjeçare, reformën ën drejtësi.  Gjatë kësaj legjislature u zgjodh KLGJ dhe KLP dhe u mbështeten nevojat.  u zgjodhën anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi zgjodhi ILD dhe mbështeti këtë institucion”, ka thënë Ruçi në fjalimin e tij të fundit, jo vetëm si kryetar i Kuvendit por edhe si politikan pasi u tërhoq në Asamblenë e fundit të Partisë Socialiste.

/Priza.al/

 

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *