Në një reagim në Twitter, OSBE/OHDIR thekson nevojën e një procesi gjithëpërfshirës, pjesëmarrës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA-s.

REAGIMI I OSBE-SË
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Ne gjithashtu kemi qenë në kontakt me aktorët përkatës duke theksuar nevojën për një organ të pavarur rregullator të mediave. Ne nënvizojmë rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës, pjesëmarrës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA, për t’u siguruar që AMA mund të përmbushë në rastin më të mirë misionin e saj të ndjeshëm.

/Priza.al/