Bëhet fjalë për një studente të ardhur nga jashtë vendit një ditë më parë, e cila ka shfaqur komplikacione dhe simptoma te ngjashme me atë te tipit indian te virusit Corona.

Ndërsa rasti i dytë është shënuar në Përmet te një 45-vjeçar, i cili kishte ardhur nga jashtë. Të dy rastet trajtohen në regjim shtëpiak dhe deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar, ndërkohë që pritet përgjigja e analizave nga Anglia.

Çfarë është varianti Delta?

Varianti Delta i koronavirusit është shfaqur për herë të parë në Indi në tetor të vitit 2020 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 80 vende të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka cilësuar këtë variant me nivel transmetueshmëri më të madhe, ndërsa shkencëtarët janë duke studiuar arsyet e kësaj. Por, sipas OBSH-së, nuk ka ende të dhëna që tregojnë se Delta është më vdekjeprurëse se variantet e tjera. Studiuesit thonë se simptomat më të zakonshme që lidhen me variantin Delta janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja nga hunda.

/Priza.al/