Gripi i shpendëve është shfaqur në Fier, në fshatin Adë të njësisë administrative Frakull. Aty u konstatuan dhe asgjësuan 120 krerë të prekura me grip shpendësh.
Nga këto 70 kanë qenë puna fushe, 14 zogj deti, 16 rosa dhe 20 pata, ndërkohë që 30 prej tyre kishin ngordhur më herët.
Ferma në të cilën janë raportuar rastet e para, është dezinfektuar dy herë.
Kjo nuk është hera e parë që shfaqen në vendin tonë grupi i shpendëve, pasi raste të tilla janë regjistruar në Tiranë, Korçë dhe në Elbasan.
/Priza.al/