Zvicra përfaqësohet në Eurovision nga këngëtari shqiptar (VIDEO)

Gjon Muharremaj është një emër i dëgjuar për publikun, si shqiptar dhe të huaj. Ai do të përfaqësojë Zvicrën për të dytin vit radhazi në Eurovision. Kënga e tij e re përfaqësuese, sapo ka dalë dhe titullohet “Tout l’Univers” (I gjithë universi).

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, Gjoni tregoi më shumë mbi pjesëmarrjen e tij në Eurovision për të dytin vit radhazi. “Kemi folur me produksionin e Zvicrës dhe më thanë që ‘të duam prapë’. Dhe unë dua prapë të shkoj këtë herë, deri në fund të eksperiencës. Kemi ardhur prapë me një këngë tjetër, me sinqeritet dhe autenticitet, njerëzit e ndiejnë atë te kënga jote dhe vazhdojnë të suportojnë”, u shpreh Gjoni.

Gjoni ka lindur në Zvicër, dhe babain e ka nga Kosova ndërsa nënën nga Tirana. Ai njihet me emrin e artit Gjon’s Tears, dhe kur ishte vetëm 12 vjeç Gjoni ka mahnitur jurinë e “Albanians Got Talent” me zërin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gjon’s tears (@gjon.s_tears)


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *