Cristiano Ronaldo dhe familja e tij po qëndrojnë në një rezidencë bregdetare në Majorca, e cila kushton 10,000 paundë në natë. Sulmuesi i Juventusit është duke pushuar në ishull dhe ka publikuar foto me partneren dhe katër fëmijët e tij.
Shtëpia me qera ku talenti i futbollit po qëndron njihet si Kalaja e Manresës, Castell de Manresa, e cila daton nga 1715 dhe u ndërtua për të larguar britanikët që në atë kohë kontrollonin ishullin e Menorca.
Vila luksoze ka shtatë dhoma gjumi, fushë tenisi dhe pishinë. Ajo është gjithashtu e pajisur me zonë spa dhe sauna. Ronaldo dhe Georgina nuk duhet të shqetësohen për gatimin pasi rezidenca e modernizuar është e pajisur me kuzhinier privat madje dhe roje shtëpie.
Ronaldo ka më shumë se 308 milion ndjekës në Instagram, më shumë se kushdo tjetër në botë, dhe ekspertët e mediave sociale thonë se ata besojnë se ai mund të kërkojë rreth 1.2 milion £ për një postim në llogarinë e tij.
/Burimi:DailyStar/Përshtati:Priza.al