Shumë të famshëm i kanë bërë homazhe aktorit Daniel Mickelson pasi ai ndërroi jetë tragjikisht në moshën 23 vjeçare më 4 korrik.
Motra e Mickelson, zemërthyer, Meredith, një modele dhe stiliste, njoftoi vdekjen e yllit në rritje dje, duke publikuar një fotografi të tyre si fëmijë dhe duke thënë: “Nuk kishte një person që e doja më shumë në këtë tokë. Nuk ka fjalë që mund t’i japin atij drejtësi”.
Nuk është zbuluar ende se nga çfarë vdiq aktori – i cili ishte i njohur për rolet e tij në serinë televizive 2019, “The Killer Clown Meets the Candy Man”, shkruan DailyMail.
Mickelson lindi në Atlanta, Georgia dhe së fundmi njoftoi hapjen e kompanisë së tij të veshjeve, “Kids Back Home”, në janar.
Supermodelja Kaia Gerber bëri gjithashtu një dedikim prekës për të ndjerin.
19-vjeçarja reflektoi në miqësinë e tyre të ngushtë dhe të gjithë ‘të qeshurat dhe lumturinë’ që ai solli në këtë botë për dy dekadat e fundit.
Ajo shtoi: “Do të doja të ktheheshim atje. Do të doja të ishim ende duke folur me fjali që ndoshta i bezdisnin të gjithë të tjerët, por na bënin të shpartalloheshim çdo herë”.
Gerber vazhdoi të rrëfejë se dëshironte që ata të mund të flisnin me FaceTime ndërsa ishte ulur në dyshemenë e banjës sepse ishte ‘vendi i vetëm’ që ajo ka Wi-Fi dhe ajo ‘kurrë nuk donte të humbte një telefonatë nga’ ai.
/Burimi:Daily Mail/ Përshtati:Priza.al/