Ajo ka qenë e zënë duke xhiruar klipin e këngës së saj më të re “EveryTime I Cry” dhe tani ka marrë disa pushime mëse të merituara në detin e Hawaii shkruan DailyMail.
Ylli i muzikës pop, 27-vjeçare shfaqi trupin e saj mëse në formë me një palë bikini të çuditshme ndërsa ecte nëpër rërë drejt një jahti luksoz me personat që e shoqëronin në pushime.
Ndërsa ishte në jaht, Ava u pa me krahët e një burri misterioz muskuloz i cili kishte duart mbi ijet e saj.
Ava Max shfaqet e përqafuar nga mashkulli misterioz i cili e përqafon gjatë gjithë kohës.
Interpretuesja e hitit “My Head & My Heart” shfaqet me flokë të kapura në stilin topuz, teksa merrte rreze dielli.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/