Melinda ‘kthen hakun’ Taynës? Këngëtarja hap hesapet e vjetra

‘Ay Caramba’ është projekti më i ri i Norës, Gjikos dhe Melindës, të cilën e publikuan në mesnatë. Direkt pas publikimit kjo këngë ka marrë një sërë komentesh. Fansat mendojnë që projekti ishte ‘diss’ kundrejt Taynës, ose më saktë një ‘kthim haku’

“ughh qfar diss Taynes.Tayna : ki menu qe ki b** mu shty me mu po ki harru qe i ki silikon…Melinda : kush osht tu rrejt qe i kom silikon kush po gjelozon le tma teston le tma kafshon”, është një nga komentet që fansat kanë bërë për këngën, mendim që i bashkohen shumë të tjerë.

Na mbetet vetëm të presim nëse Tayna do t’ia kthejë këtë diss këngëtares. Epo natyra e Taynës nuk fal.

Kujtojmë se para pak muajsh u mësua se Nora Istrefi dhe Melinda do të vinin në një bashkëpunim me njëra-tjetrën.

Gjiko ka bashkuar Norën dhe Melindën me këtë super projekt që pati një bum suksesi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *