Gjenerali amerikan mezi mban lotët/ Takimi emocionues i Idriz Makollit me Wesley Clark, pas 22 vitesh  

Ishte një hero për popullin kosovar dhe një nga njerëzit kryesor që me veprimet dhe taktikat e tij i solli pavarësinë Kosovës. Ai është cilësuar si një prej heronjve të popullit kosovar, dhe nuk ka se si edhe vizita e tij të shkonte në qetësi.

Ish-gjenerali i NATO-s, që udhëhoqi bombardimet liri-sjellëse për Kosovën, Wesley Clark, këtë të mërkurë ka qëndruar për vizitë në Kosovë.

Ushtaraku që për Kosovën ka vend të veçantë, u pritet enkas edhe nga një qytetar i cili dëshironte që, veç mirënjohjes, t’i dhurojë edhe një fotografi të printuar ku kryeprotagonist është vetë gjenerali Clark.

Mediat kanë qenë prezente në momentin e takimit mes Makollit dhe Clark, ku në mesin e përqafimeve nuk munguan as lotët.

Makolli ka treguar se si ka arritur t’i afrohet Clarkut para 22 vjetësh, kur ai qëndroi në Prishtinë pas çlirimit. Ndërsa, Clark kërkoi që t’i bënin një fotografi atyre, për ta mbajtur kujtim.

/Burimi: Express/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *