Danezët kanë detyruar britanikët që të mbajnë frymën për disa çaste dhe të ulin në maksimum euforinë që patën kur nisi ndeshja e shumë komentuar.
Dimarka ka bërë stadiumin e Wembley-t të heshtë, me një supergol nga goditja e dënimit.
Goli u realizua nga talenti i “Samdorias”, Damsgard, i cili realizoi me mjaft mjeshtëri nga distanca.
Pikërisht Damsgard, pak minuta para se të realizonte “golin magjik” rrezikoi me një goditje të bukur portën e portierit Pickford, por topi, përfundoi disa centimetra larg shtyllës së dytë. Nuk vonoi shumë kundërpërgjigja e “Tre Luanëve”.
Pas disa aksionesh të njëpasnjëshme, barazimi erdhi me anë të një autogoli të shkaktuar nga kapiteni Kjaer. Pjesa e parë është mbyllur kështu me rezultatin 1-1.
/Priza.al/