Ndodh ajo që s’pritej në ‘Wembley’…! Danimarka ‘shkund’ rrjetën me një goditje dënimi, Anglia barazon 9 minuta më vonë me një autogol  

Danezët kanë detyruar britanikët që të mbajnë frymën për disa çaste dhe të ulin në maksimum euforinë që patën kur nisi ndeshja e shumë komentuar.

Dimarka ka bërë stadiumin e Wembley-t të heshtë, me një supergol nga goditja e dënimit.

Goli u realizua nga talenti i “Samdorias”, Damsgard, i cili realizoi me mjaft mjeshtëri nga distanca.

Pikërisht Damsgard, pak minuta para se të realizonte “golin magjik” rrezikoi me një goditje të bukur portën e portierit Pickford, por topi, përfundoi disa centimetra larg shtyllës së dytë. Nuk vonoi shumë kundërpërgjigja e “Tre Luanëve”.

Pas disa aksionesh të njëpasnjëshme, barazimi erdhi me anë të një autogoli të shkaktuar nga kapiteni Kjaer. Pjesa e parë është mbyllur kështu me rezultatin 1-1.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *