‘Mos na trajtoni si kriminelë’/ ‘Bluzat e bardha’ në protestë pas arrestimit të mjekëve

Mjekët e Spitalit Ushtarak të Tiranës kanë dalë këtë paradite në protestë, në kundërshtim të dënimit të mjekëve Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, pasi dyshohet se morën ryshfet për operacionin e të riut që u plagos në masakrën e Velipojës. Mes tyre akuzohet edhe infermierja nga Shkodra, Diellë Macaj.

Protesta u paralajmërua një ditë më parë nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, të cilët kërkojnë që mjekët të mos trajtohen si kriminelë.

Deklarata e Sindikatës:

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor përcjell me shqetësim situatat e krijuara nga paragjykimi që i bëhet kolegëve mjekë duke hedhur baltë mbi punën vetmohuese dhe të pavlerësuar për dhenien e shendetit dhe uljen e heqjen e vuajtjeve te pacienteve me te cilet ata punojne.
Kjo Sindikate distancohet nga cdo lloj veprimi abuziv dhe korruptiv qe mund te kryhet ne emer te dhenies se sherbimit shendetsor nga bluzat e bardba, por nuk mund te lejoj qe keto bluza te bardha te cilat shpetojne jeten e njerezve pa bere dallimin nese jane te bardhe apo te zinj, te kuq apo blu, te trajtohen njesoj sikurse kriminelet te cilet marrin kete jete te cmuar per secilin nga ne.

Sindikata nuk e sheh oportune ndalimin e nje mjeku i cili nuk paraqet rrezikshmeri shoqerore, bazuar kjo ne nenin 228- 229 te kodit penal dhe madje e konsideron te shpejtuar veprimin e prokurorise per masen e sigurise “Arrest me burg” per diskutime te treve neper telefona te cilet permendin emra te ndryshem pa asnje prove tjeter dhe kur mundesia per t’ju shmangur hetimit, ndikuar ne te apo per tu larguar eshte inekzistente.
Ligji parashikon se ndalimi behet kur pretendohet se vepra penale eshte ne kryerje e siper dhe me pas arresti me burg kerkohet dhe vendoset nga gjykata kur individi apo punonjesi i arrestuar ka rrezikshmeri te larte shoqerore, ka mundesi te manipuloj provat apo rrezikon ti largohet hetimit apo drejtesise.

Mjeket dhe punonjesit shendetesor nuk jane te asnjeres prej ketyre kategorive pasi ata nuk kane rrezikshmeri te larte shoqerore, nuk kane asnje mundesi te ndikojne apo manipulojne provat dhe nuk kane asnje interes te largohen dhe ti fshihen drejtesise pasi ne ate rast do te humbnin gjithcka kishin arritur ne pune dhe profesion.

Per te gjitha arsyet e mesiperme ndalimet apo arrestimeve te kryera te mjekeve me show publik dhe mediatik pa asnje prove te drejtperdrejte jane abusive ne kundershtim me ligjin, shkelje dhe cenim i integritetit personal dhe profesional te punonjesve shendetesor.

Sindikata jone si perfaqesuese legjitime e tyre kerkon nga organet policore, hetimore dhe gjyqesore ndalimin e menjehershem te ketyre abuzimeve dhe njekohesisht granton te gjithe punonjesit shendetesor se do ti ndjeke deri ne fund dhe me cdo menyre ne cdo rast abuzimi te kesaj natyre.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *