“Nuk është një penallti, nuk ka asnjë kontakt aty brenda. Unë mendoj se ka një prekje të vogël. Nuk mendoj se ishte një penallti, por Raheem Stërling fitoi të drejtën për ta marrë atë penallti sepse sa herë që merrte topin, ai po hynte në zonë dhe përpiqej të bënte gjërat të ndodhnin”, ka thënë Bent.
I të njëjtit mendim është edhe ish-reprezentuesi holandez, Nigel de Jong.

“Nëse jemi plotësisht të sinqertë, kjo nuk është një penallti dhe jam shumë i befasuar që VAR-i nuk e mori përsëri dhe thjesht e shqyrtoi atë pak më gjatë”, ka thënë holandezi pas ndeshjes.

“Ky është një vendim i turpshëm. Ne sollëm VAR-in për arsyen e saktë të ndalimit të këtyre vendimeve. Nuk ka asnjë lloj kontakti. Sapo e vuri topin para tij, Stërling po binte. Mendoj se është një vendim i turpshëm”, ka thënë gjermani Dietmar Hamann.

/Priza.al/