35 persona janë arrestuar në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja” që ka goditur një natë më parë lojërat e fatit në disa prej qyteteve të Shqipërisë.
Konkretisht 19 persona në Tiranë, 6 persona në Vlorë, 5 në Shkodër, 2 në Durrës, 1 në Bulqizë, 1 në Fier e 1 në Korçë janë prangosur nga 1100 efektivë pas kontrolleve në 656 ambiente të ndryshme ku ushtrohej veprimtari e lojërave të paligjshme të fatit.
Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 18 persona, konkretisht 5 persona në Korçë, 3 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, 2 në Berat, 1 në Elbasan, 1 në Mat dhe 1 në Fier.
Ndër të tjera janë sekuestruar 15 kompujtera, 5 makineta për lojëra fati, 16 tableta që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale.
Emrat e të arrestuarve:
Arrestimi në flagrancë i 19 shtetasve në Tiranë: Arben Shahu, Arnaldo Zenelaj, Skënder Mejdani, Amarildo Duka, Daniel Latifaj, Bruno Lico, Sinan Murati, Enea Çarçani, Miklovan Saka, Indrit Lika, Muhamed Xhafa, Gentian Garuja, Altin Forgali, Gramoz Dragjoshi, Ardian Qosja, Hysni Masha, Besarb Hykollari, Luan Billa dhe Ferdinant Hysenbelliu.
Në Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit Erjon Meminaj, Klejdi Dulaj, Orli Gjyzeli, Jon Zotaj, Marjo Tairaj dhe Romeo Haderi.
Në Shkodër u arrestuan në flagrancë shtetasit: Nikolin Paja, Muharrem Firi, Silvano Peraj, Ilir Toska dhe Arnes Demolli.
Në Durrës u arrestuan Xhulio Preçi dhe Briand Muça, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.
Në qarkun Fier u arrestua shtetasi Klaudio Çela.
Në Bulqizë u arrestua Izet Përkoxha, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.
Në Qarkun Korçë u arrestua në flagrancë shtetasi Renaldi Berberi.
/Priza.al/