Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, i cili ra në prangat e policisë ka ‘mbuluar’ një biznesmen që ka ndërtuar pa leje. Nga përgjimet e zbardhura nga SPAK, mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin Ismail Blliku.
Ky i fundit e ka telefonuar Tushen dhe i ka kërkuar ndihmë për ndërtimin pa leje. Menjëherë kryebashkiaku i ka dhënë miratimin që përgjegjësve tju thotë se kishte folur me kryearin. Mes të tjerash, Tushe i ka thënë Bllikut që këto biseda të mos ia bënte më në telefon, por të shkonte dhe t’ia thoshte përballë.
Biseda e përgjuar:
Fatos Tushe-Ismail Bllikut: Mirë, mirë, i thuaj që kam folur në telefon me kryetarin, dhe telefoni…të thashë unë më duket….ky telefon nuk është për këto lloj bisedash, merre rrugën, ja ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu, telefoni nuk është për këto lloj biseda…hajd.
Ismail Blliku: Dakord, dakord.
Fatos Tushe: Hajt…
/Priza.al/