Dhunoi kunatën, Gjykata e Lezhës jep masën e sigurisë për Age Gjaçin

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën “Arrest shtëpie” për Age Gjaçin, e cila u arrestua dy ditë më parë nga policia, pasi u përfshi në një konflikt me kunatën e saj në fshatin Markatomaj të Lezhës.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të enjte, 45-vjeçarja mësohet të ketë thënë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj kunatës, por ka tentuar t’i heqë telefonin me të cilin po e filmonte.

Më tej ajo vijon se në ato momente janë përplasur fizikisht me njëra-tjetrën, ku janë përfshirë edhe familjarë të tjerë.

Pavarësisht pretendimeve të saj, duke iu referuar materialit të paraqitur nga policia, prokurori Françesk Ganaj kërkoi që 45-vjeçarja Age Gjaci të qëndroj në burg.

Por pasi dëgjoi palët, gjykata vendosi një masë më të butë ndaj saj, kjo referuar dhe faktit se dhe vetë e akuzuara e persona të tjerë kane pësuar dëmtime gjatë përplasjes fizike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *