14 raketa drejt trupave amerikane në Irak, plagosen 2 zyrtarë

Diplomatët dhe trupat amerikane në Irak dhe Siri ishin në shënjestër të tre sulmeve me raketa dhe dronë në 24 orët e fundit. Aljazeera shkruan se sipas zyrtarëve të SHBA-së të paktën 14 raketa goditën një bazë ajrore irakiane që priste forcat amerikane, duke plagosur dy anëtarë të shërbimit amerikan.

Forcat amerikane, të cilët kanë 2,500 ushtarë të vendosur në Irak si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar të grupit anti-ISIS, janë shënjestruar gati 50 herë këtë vit në vend, por ditët e fundit kanë parë një rritje të frekuencës së sulmeve. Grupet e armatosura irakiane të rreshtuara me Iranin premtuan të hakmerren pasi bastisjet e SHBA në kufirin Irako-Sirian vranë katër prej anëtarëve të tyre muajin e kaluar.

Dy njerëz u plagosen lehtë në sulmin me raketa në bazën ajrore Ain al-Asad në Irakun perëndimor.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *