Akuzohen për vepra të ndryshme penale, policia arreston 5 persona në pak orë

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është edhe një 28-vjeçar, pasi ka goditur me sende të forta kushuririn e tij. Një 33-vjeçar u arrestua pasi ka ndërhyrë në automatin e energjisë elektrike të një pallati, ndërsa një 59-vjeçar ra në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses. Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një 52-vjeçar, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. P., 28 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta kushuririn e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. Xh., 33 vjeç, pasi ka ndërhyrë në automatin e energjisë elektrike të një pallati;

V. S., 23 vjeç, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e magazinës së dyqanit ku punojnë, ka goditur me sende të forta shtetasin A. I., 36 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. D., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *