Temperaturat e larta në Greqi kanë bërë që flakët e zjarrit të shkrumbojnë sipërfaqe të konsiderueshme toke në zonën e Katavasit në Chios. Mediat vendase bëjnë me dije se për shkak të erës zjarri është përhapur me shpejtësi duke bërë që të evakuohen banorët e 3 fshatrave.
Kreybashkiaku i Chios ka bërë me dije se si masë paraprake ato kanë evakuuar banorët e tre fshatrave.
“Ne jemi në frontin e zjarrit por fatkeqësisht 8 erërat e befasit që fryjnë në zonë nuk ndihmojnë aspak. Forca ajrore vepron si të gjithë zjarrfikësit. Ne jemi optimistë që gjithçka do të shkojë mirë. Për arsye thjesht parandaluese ne kemi evakuuar tre fshatra të vegjël Katavasi, Sidourounta dhe Diefha”, ka thënë Stamatios Karmantzis .
Për të fikur vatrat e zjarrit kanë ardhë në ndihmë avionët, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në luftën kundër frontit të zjarrtë që po digjet që nga e enjtja në mëngjes.