Fluturimet në aeroportin e Kukësit do të nisin më 9 korrik. Kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines do të ulet në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit (KFZ) duke filluar kështu fluturimet tregtare në aeroportin e ri të Shqipërisë.
Fluturimi i kthimit do të kryhet atë ditë, pas një ore e gjysmë të kohës së përgatitjes për kthim për në Zürich.
Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të pritet nga një ceremoni mirëseardhjeje në pistë dhe një konferencë shtypi për mediat dhe të ftuarit.
Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ‘Zayed-Flatrat e Veriut’ ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës, është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen nga Aeroporti i Kukësit.
/Priza.al/