Para pak ditësh Fifi publikoi një video në Instagram duke kënduar këngën e Semi Jaupaj, ‘Jetike’, ku dallohej e përlotur. Ky veprim i këngëtares u interpretua si një reagim ndaj ish të dashurit të saj, i cili e fejua disa ditë më parë me një vajzë tjetër.
Portalet kanë shkruar vazhdimisht se Fifi është e lënduar, por kjo e fundit po shijon pushimet në maksimum në jug të Shqipërisë
Ndërkohë që shikohet duke kërcyer në dhomën e hotelit ajo shkruan:
“Kur e kupton që je single edhe munesh me bo ç’ka don pa dhon llogari”.
Normalisht që ky postim nuk u ka shpëtuar ndjekësve, ku njëri nga ana ka komentuar
“Ta paska bërë 8 me 2 e ti gjithë ditën kajshe si lop për të po çfarë di ti çfarë është dashuria bre deri dje e ke mush cullën me brum e gullasha po ik se s’din sen”.
Fifi nuk ka nguruar t’i kthejë një përgjigje , duke injoruar pjesën ku ai ka përmendur ish të dashurin dhe ia mbylli gojën.
“Pse m’fal ti haver je rrit me tartar edhe kallamar a? Hallall”, shkruan Fifi.
/Priza.al/