KPK konfirmoi në detyrë Gerd Hoxhën, OMN kërkon shkarkimin e gjyqtarit

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar ditën e sotme vendimin e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Gerdi Hoxha. KPK konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Tiranës Gerdi Hoxha në datë 3 qershor të këtij viti, por OMN-ja nuk është dakord me këtë vendim dhe kërkon shkarkimin e gjyqtarit.

Gjatë seancës në KPK, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi vlerësimin negativ për kriterin profesional të gjyqtarit, duke përmendur si problematikë dy vendime të marra nga ai kur ishte anëtar i KLD-së.

Njoftimi për shtyp:

Në datën 3.6.2021, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gerd Hoxha, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë.Vendimi nr. 393, datë 3.6.2021, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë më datë 1.7.2021.Më datë 8.7.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit tëKomisionerëvePublikë:http://ikp.al/rekomandime/Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *