Britney Spears pozon nudo në Instagram, por fansat ‘i vërsulen’! Ja cila është arsyeja

Britney Spears ka postuar në rrjete sociale një foto të saj nudo që i ka bërë fansat të dyshojnë nëse është apo jo ajo në të vërtetë. Shumë fansa janë të bindur se fotografia nuk është e saj ose dikush ka ndërhyrë me photoshop.

Ndjekësit kanë vënë re se në shpinën e artistes mungojnë disa tatuazhe. Në komente thuhet:

 

‘Ku është tatuazhi i saj në qafë? Kjo nuk duket si Britney’,-ka pyetur dikush.

‘Ne dimë që nuk je ti kjo’,-shkroi një tjetër.

‘Të gjithë e dini që kjo nuk është Britney’,- komentoi një tjetër ndjekës.

 

 

Edhe më herët fansat e Britney-t kanë dyshuar se ajo nuk e menaxhon vetë faqen e  Instagram-it. Dyshimet lindën pas ajo publikoi një video ku shfaqej duke kërcyer me një palë taka të larta dhe përkrah saj shkruhej:

‘Kjo u regjistrua dje!!! Hera ime e parë duke kërcyer me taka pas një kohe të gjatë… projekt im i ri i vogël’.

 

Menjëherë pas këtij postimi, fansat e këngëtares nisën nga teoritë konspirative, sipas së cilave Britney nuk e ka më vetë në dorë faqen e saj në Instagram. Fansat e saj u shprehën të bindur se nuk ka asnjë mundësi që Britney të ketë qenë në një sallë kërcimi, sepse ajo ka qenë me pushimi në Hawaii. Madje disa thanë se videoja do të jetë bërë një vit më parë dhe nuk është e re.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *