Mbrëmjen e djeshme regjisori Eduarti Grishaj ishte i ftuar në një studio televizive,ku i bëri një surprizë shumë të bukur moderatorëes Arbana Osmani.
Në fakt na surprizoi të gjithëve pasi askush nuk e priste që regjisori të këndonte. Eduarti këndoi këngën ‘Sytë e tu’ të Frederik Ndocit duke ia dedikuar partneres së tij të zemrës.
‘Po këndoj një këngë shkodrane q quhet ‘Sytë e tu’ dhe po këndoj këngën ‘Sytë e tu’ duke menduar sytë e dikujt që po shikojnë Diellin tani’, tha Eduarti.
Ndërkohë Arbana po zhvillonte një pyetësor në Instastory dhe kur u pyet nga një ndjekës nëse po e shihte emisionin ku ishte i ftuar Eduarti, ajo u përgjigj: ‘Jo, pse ça ka sonte?’.
Ndërsa në mëngjes moderatorja publikoi një foto nga ashensori së bashku me Edin e teksa shfaqet shumë e lumtur shkroi: ‘Mirëmëngjes nga unë dhe djali i dedikimeve’.
/Priza.al/