Nxënësit të cilët duhet të regjistrohen në klasën e dhjetë, mund të aplikojnë online përmes e-albania nga data 1 korrik deri më 15 korrik.
Për ekspertët e arsimit kjo procedurë nuk është gjithëpërfshirëse si dhe ka kosto. Studiuesja Valbona Nathanaili shprehet se: “Ne nuk jemi shoqëri teknologjike. Në shtëpinë e çdo shqiptari nuk ka kompjuter jo më skaner.”
Teksa familjet nuk kanë mundësi zgjedhje për shkollën ku duan të mësojnë fëmijët e tyre, pasi sistemi ua cakton automatikisht bazuar te shkolla 9 vjeçare ku fëmija ka përfunduar arsimimin, ekspertët theksojnë se kjo i drejton prindërit te shkollat private.
“Për analogji kur maturantët më të mirë kanë të drejtë të zgjedhin shkollat më të mira pse mos ti zgjedhin e nxënësit e klasave të 9? Pasi vetë ministria e arsimit bën një vlerësim e rankim të shkollave”. Në këtë situatë Nathanaili ka këtë propozim: Të mbahen të dyja mënyrat e regjistrimit, edhe fizik edhe online.
/Priza.al/