Një sherr ka plasur këtë pasdite mes disa të rinjve në Laç. Një 25-vjeçar, i identifikuar si Llei Lika, është goditur me sende të forta në trup nga një grup personash.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Sanxhak të Laçit, ku bëhet me dije se agresorët i kanë shkaktuar 25-vjeçarit dëmtime në kokë.
Ai është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkohë që Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur nga puna për kapjen e autorëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Kurbin/Informacion paraprak
“Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Ll. L., banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt”.
/Priza.al/