Ajo nuk është më fizikishtm, por imazhi i saj do të mbetet i pashlyer për breza e breza të tërë italianësh dhe jo vetëm, ashtu si zëri, muzika, këngët dhe baleti i saj.
Për këtë, mijëra njerëz kishin dalë sot në sheshin “Piazza del Campidoglio” në Romë, për t’i dhënë lamtumirën ikonës së televizionit dhe muzikës italiane, Raffaella Carrà.
Këngëtarja, balerina, aktorja, prezantuesja, Raffaella Carrà, ishte një nga ikonat e televizionit italian që solli revolucion në fushën e spektaklit në media. Ajo u nda nga jeta dy ditë më parë, pas një sëmundjeje të rëndë.
Ajo luajti në dhjetëra filma midis viteve 1960 dhe 1970, duke përfshirë dhe “Von Ryan Express” të vitit 1965, me Frank Sinatra. Po atë vit, Carrà interpretoi në komedinë muzikore “Scaramouche”.
Në vitet 1960, ajo u angazhua në televizion, duke dalë në shfaqje si “Tempo di Danza”, “Il Paroliere”, etj.
Raffaella Maria Roberta Pelloni, ishte emri i saj i dokumenteve, por u njoh kudo me mbiemrin Carra, e cila lindi në Bolonjë më 18 qershor 1943 dhe u rrit në krahinën e Romagna-s.
/Priza.al/