Era e rëndë alarmon banorët e pallatit, 55-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij

Një 55-vjeçar, i identifikuar si Kujtim Metushi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Lezhë. 55-vjeçari, banues në lagjen Skënderbeg, kishte kohë që nuk shihej në lagje nga fqinjët. Kanë qenë këta të fundit që kanë lajmëruar Policinë, pasi kanë ndjerë erën e keqe që vinte nga banesa . I ndjeri kishte dy ditë që nuk shihej në lagje, ndërsa fqinjët raportojnë se nuk kishin dijeni se kishte probleme shëndetësore.

Mësohet se mbas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, trupi i pajetë i Kujtim Metushit është gjenduar në tualetin e banesës, për arsye që ende nuk dihen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *