Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02: 40 të mëngjesit në lagjen 13 në Durrës. Një 20-vjeçar, teksa drejtonte mjetin tip ‘Opel’ ka humbur kontrollin e për pasojë janë plagosur të gjithë personat që ishin në mjet. Bashkë me drejtuesin dhe 4 pasagjerët morën plagë nga aksidenti.
Fatmirësisht, të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital, nën kujdesin mjekësor.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 09.07.2021, rreth orës 02:40, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi E. K., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet shtetasit P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit
/Priza.al/