Shefi i komisariatit i Sarandës, Syrja Bello është shkarkuar nga detyra dhe në vend të Bellos është vendosur Klodian Kondi.
Ky shkarkim vjen një ditë pas konferencës së Edi Ramës që zhvilloi ditën e djeshme në lidhje me policinë e shtetit, aty ku kërkoi që të kishte ndryshime dhe rezultate. Rama në fjalën e tij përmendi rastin e Sarandës të cilën e cilësoi si alarmante.
Një tjetër lëvizje është bërë në komisariatet e policisë së vendit. Pas shkarkimit të shefit të komisaritati të Sarandës, ndryshime ka pasur dhe në drejtorinë e Korçës.
Vendin e zëvendësdrejtorit Hamdi Fjore, i cili u emërua drejtor në Kukës, e zë Ferdinant Zëre.
Ndryshimet vijnë pas mbledhjes që Ardi Veliu zhvilloi mëngjesin e sotëm me shefat e komisariateve dhe zëvendës drejtorët e policisë.
/Priza.al/