‘Do përballet me SPAK secili nga ju…’/ Rama i prerë me kryebashkiakët: Kujdes me tenderët! Fatos Tushe, përjashtohet nga partia  

Kryeministri Edi Rama, është treguar i ashpër me kryebashkiakët socialistë, teksa i ka paralajmëruar se do të përfundojnë në SPAK apo GJKOO, nëse abuzojnë me procedurat e prokurimit publik.

Në fjalën e tij para kryebashkiakëve, Rama renditi pesë kritere, që tani e tutje do duhet të zbatohen nga kryebashkiakët, pasi në të kundërt, sipas tij, ata do të përballen me hetuesit e SPAK.

“Ndër procedurat e asistuara 88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme, në hartimin e kritereve, ndaj dhe bashkive përkatëse u janë dërguar rekomandime precize nga Agjencia e Prokurimit Publik. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim në proces të rekomandimeve teknike të Agjencisë së Prokurimit Publik. Tani, qepja me dorë e procedurës së tenderit e cenon drejtpërsëdrejti shkallën e pjesëmarrjes dhe drejtësinë e konkurrencës së operatorëve publikë.

Është një teknikë grabitqare, e shëmtuar, përjashtuese. Nga shqyrtimi i të dhënave në lidhje me numrin e ofertave të paraqitura, që janë asistuar nga Agjencia e Prokurimit Publik për periudhën janar-prill 2021 dhe gjithë 2020 rezulton se mesatarja e numrit të ofertave është vetëm 2.1%.

Nga ana tjetër, rezulton se nga 61 bashki 47 prej tyre për më shumë se 50% të procedurave kanë vetëm një operator. Gjatë vitit 2020 dhe janar-prill 2021, rezulton se pas hetimit administrativ të 136 procedura prokurimi të kryera në bashki apo institucionet e varësisë janë konstatuar përzgjedhje të pajustifikuara të procedurës me negocim, probleme në përllogaritjen e fondit limit, vendosje kriteresh të veçanta, kualifikim dhe shpalle fitues e operatorëve që nuk plotësojnë kriteret. Si rezultat, janë dënuar me gjobë 156 punonjës dhe me masë disiplinore 62 punonjës.

Tani dua t’iu informoj se do të kalojë nga dënimet me gjobë në denoncimet në SPAK, në çdo rast kur shkeljet përbëjnë dyshim për tender. Le të jetë cilido qoftë prej jush, por jo unë, as PS, që do të shkojë para hetuesve të SPAK apo trupës së Gjykatës Speciale, për të dhënë shpjegime.

Problematikat kryesore që kanë nevojë të adresohen dhe duhen adresuar pa asnjë hezitim, pa asnjë tolerancë, nga ana juaj, dhe që do të monitorohen e trajtohen në rast shkelje pa asnjë tolerancë, janë: e para rritja e menjëhershme dhe e qëndrueshme e konkurrencës në procedurat e prokurimit. E dyta, rritja e përgjegjshmërisë dhe integritetit për procedurat, planifikim në kohë, që të shmanget kanceri, në të cilin prej disa vitesh në nivelin e qeverisë qendrore i kemi larë duart, ndërsa në nivelin e qeverisë vendore kanceri vazhdon ha lekë, me negociim, pa procedurë.

E treta, çdo përdorim qartazi abuzim, do të konsiderohet i paligjshëm dhe do t’i dërgohet SPAK. E katërta, të gjitha procedurat pa negociim do të shkojnë në SPAK. Të shmanget në mënyrë kategorike hartimi i kritereve, qepja me porosi, në kundërshtim me legjislacionet e fushës, duke kufizuar forcërisht konkurrencën.

E pesta, parantezë për të katërtën për këtë e për ato që thash do keni asistencën teknike të Agjencisë së prokurimit, por bashkitë duhet të reagojnë. Mos reagimi fare, sikur këtu gjithë ky ekip shkruan letra të mbyllura në shishe që hidhen në det, ose mosargumentimi për pse është vendosur një kriter i veçantë për të cilin APP ka rekomanduar të hiqe, do të përfshihet në hetim administrative e do të dërgohet për hetim penal në SPAK”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri Rama, i paralajmëroi kryetarët e bashkive se do të denoncohet në SPAK, çdo punonjës i kapur në shkelje në procedurat e tenderave, që jepen nga autoritetet kontraktuale.

Rama ndaloi procedurën e dhënies së tenderëve me negociim, ndërsa deklaroi se çdo tender i dhënë me këtë procedurë, do të verifikohet, do të raportohet dhe do të çohet në SPAK.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

“Dua t’ju informoj se do të kalohet pa ngurrim nga ana jonë nga dënimet me gjobë në denoncimet në SPAK, në çdo rast kur shkeljet e gjetura bëjnë dyshim të arsyeshëm për tender korruptiv dhe kushdoqoftë prej jush, por jo unë dhe PS që do të shkojë para SPAK dhe trupës speciale për të dhënë shpjegime.

Problematikat kryesore që duhen adresuar janë këto. E para, rritja e menjëhershme e konkurrencës. Pjesëmarrja e operatorëve duhet të jetë e lartë, rritja e përgjegjëshmërisë dhe integritetit e autoriteteve në zhvillim e planifikim procedurash. Planifikim në kohë për të shmangur procedurën me negocim. Prej disa vitesh në qeveri, ne e kemi hequr këtë kancer. Çdo përdorim i kësaj teknike i dyshimtë do t’i dërgohet SPAK. Çdo procedurë me negociim do ti nënshtrohet verifikimit. E pesta, ose paranteza…

Për këtë do të keni asistencën e APP në 24 orë, por bashkitë duhet të reagojnë ndaj rekomandimeve të APP, se mosreagimi fare që gjithë ky ekip shkruan letra të mbyllura që bien në det, ose mosargumentimi përpse është vendosur ashtu, jo vetëm që do të raportohet në mënyrë sistematike dhe do të dërgohet për hetim në SPAK.

Autoritetet kontraktore duhet të monitorojnë sjelljen e operatorëve ekonomikë, ofertimet fiktive, dhe të marrin masa. Kështu thotë paketa se them unë. PSh në APP si dhe kur është rasti, ti çoni ju në Prokurori. Autoritetet duhet të rrisin përgjegjshmërinë në zbatimin e kontratave, se kur lidhet dhe zbatohet keq kontrata, bëhet e gjithë procedura … sado e mirë të ketë qenë”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *