Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar sot 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Basha shkruan se ndjehet krenar për arritjet e mëdha që Shqipëria ka bërë falë mbështetjes së SHBA.
Kryedemokrati theksoi se do punojnë së bashku në mënyrë që dekada e re të jetë dekada e konsolidimit të demokracisë.
“30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një mundësi e shkëlqyer për çdo shqiptar, për t’u ndierë krenar për arritjet e mëdha që Shqipëria ka bërë falë mbështetjes së SHBA dhe veçanërisht anëtarësimin e saj në NATO dhe pavarësinë e Kosovës. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë dhe duhet të jemi gjithmonë mirënjohës. Ne do të punojmë së bashku me partnerin tonë strategjik, SHBA, që dekada e re të jetë dekada e konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe e mirëqenies së gjithë shqiptarëve.????”, deklaron Basha.