Ndodh shpeshherë që fotot që VIP-at postojnë në Instagram i fusin në telashe për shkak të autorësisë. E njëjta gjë i ndodhi edhe Dua Lipas, e cila pavarësisht se ishte personazhi në foto, është paditur për foton e publikuar në Instagram, të drejtat e së cilës i kishte një paparac.
Sipas dokumentave të gjykatës amerikane, Lipa ishte fotografuar në shkurt të 2019 në rradhë në një aeroport dhe e kishte ndarë imazhin e fansat e saj ‘pa leje ose autorizim’.
Fotoja u fshi, por Dua duhet ta dëmshpërblejë paparacin me shumën prej 150 mijë dollarësh.
Integral Images kishte aplikuar për të drejtat e autorit të imazheve dhe kërkesa iu dha në 20 shkurt 2021 – pas postimit të Lipës në Instagram – sipas të dhënave nga Zyra Amerikane e të Drejtave të Autorit.
Rikujtojmë se Dua po eksploron edhe në fushën e aktrimit. Ajo do t’i bashkohet një kase të gjerë artistësh duke provuar edhe debutimin e saj të parë në këtë fushë. Filmi për të cilin bëhet fjalë titullohet ‘Argylle’ i llojit thriller.
Ajo do të bashkëpunojë me figura të shquara si Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Hoëard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L.Jackson. Dua po ashtu do të realizojë edhe muzikën e filmit.
/Priza.al/