Jason Derulo para pak kohësh u bë baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e dha e dashura e tij, Jena Frumes përmes një postimi në Instagram
“Një paraqitje e shkurtër e javës sime të parë me mbretin tonë të vogël të shëndetshëm dhe të pashëm … Jeta tani ka shumë më shumë kuptim dhe unë jam shumë mirënjohëse. Unë jam aq shumë e dashuruar me këtë djalë të vogël, ai është gjithçka që unë kurrë nuk e dija se kisha nevojë. Të dua përgjithmonë @jasonderulo”, shkroi Jena.
Mirëpo Jason ka zbuluar se vogëlushit i ka vënë emrin e tij, sepse donte të trashëgonte mbiemrin e tij dhe i vendosi të njëtin emër për t’u ndjerë më pranë të birit.
“Vëllezërit e mi kanë vajza, edhe motra ime gjithashtu. Ndaj unë e dija që kishim nevojë për një djalë që ta mbante emrin e familjes. Na duhej një djalë sepse mbiemri Derulo ndryshe do të harrohej. Doja që emri im të vazhdonte të trashëgohej dhe në të njëjtën kohë kam menduar që kjo do të më afrojë edhe më shumë me djalin.”- tregoi ai.
/Priza.al/