Ish-efektivi i forcave speciale greke, Efthimious Efthimiou, i dënuar përjetë për vrasjen e Devi Kasmit ka kërkuar pafajësinë në Gjykatën e Lartë. Ai ka ankimuar vendimin e Apelit të GJKKO-së, ndërsa po të njëjtën kërkesë e ka bërë edhe i pandehuri tjetër, Elton Halipaj. Ky i fundit është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e Devi Kasmit.
Për këtë ngjarje janë vënë nën akuzë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Aurel Hoxhallari alias Altin Hoxhallari, Elton Habilaj, Marvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari. Prokuroria ka konkluduar se këta shtetas njihen me njëri-tjetrin dhe kanë planifikuar vrasjen prej disa muaj para se ta ekzekutonin Devi Kasmin. Hetimet për këtë rast u nisën nga Prokuroria e Tiranës e cila më pas shpalli moskompetencë pasi u zbulua dhe grupi strukturuar kriminal dhe baza e tyre në zonën e Yrshekut.
Si ndodhi krimi në Tiranë
Grupi i të arrestuarve për vrasjen e Devi Kasmit i kaloi Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi ajo e Tiranës e cilësoi si një grup të strukturuar kriminal. Devi Kasmi u vra më 29 janar 2019 në derën e shtëpisë së tij, në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Dy persona me motoçikletë qëlluan disa herë me pistoletë në kokë dhe trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre. Si ekzekutues është i pandehur shtetasi grek Eftimiu Eftimius, 49 vjeç, identifikimi i të cilit u bë nga kamerat e sigurisë.
“Finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma” ku u arrestuan shtetasit Elton Halipaj, 36 vjeç lindur në Skrapar, banues në Tiranë, Eftimiu Eftimius, 49 vjec lindur e banues në Artë Greqi, Malvin Dimollari, lindur në Korçë e banues në Tiranë, Elton Hoxhallari, 36 vjeç lindur dhe banues në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit, Altin (Aurel )Hoxhallari, 41 vjeç në Tiranë.
Shtetasi i shpallur në kërkim Aurel Hoxhallari dyshohet si organizatori i këtij grupi kriminal, Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme, shtetasi grek dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit Devi Kasmi si vrasës me pagesë. Në momentin e arrestimit iu gjetën euro dhe para shqiptare që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Malvin Dimollari mjetet për përgatitjen dhe infrastrukturën për përgatitjen e vrasjes. Elton Hoxhallari bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve për realizimin e vrasjes”, bëri të ditur Ardi Veliu vetëm tri ditë pas vrasjes.
/Priza.al/