Photoshopi nuk është më një çudi tek VIP-at. Kourtney Kardashian ka postuar së fundmi në Instagram pa rregulluar asnjë ‘defekt’.
Ylli i ‘KUWTK’ ka dashur të japë një mësim për ndjekësit e saj, duke mos i fshirë me program strijat në trup. Këta të fundit e vlerësuan shumë dhe u shprehën se ishin të lumtur për këtë veprim.
Motrat Kardashian janë akuzuar shpesh për përdorimin e Photoshop-it, por këtë herë ka qenë Kourtney që mori hapin e para për t’u shfaqur natyrale.
/Priza.al/