Nicki Minaj flet për eksperiencën e saj si nënë për herë të parë

Me 30 shtator Nicki Minaj solli në jetë djalin e saj të parë në Los Angelos nga lidhja me bashkëshortin e saj, Kenneth Petty. Ajo nuk ka preferuar të flasë për jetën e saj private, por së fundmi ka treguar diçka më shumë për fansat e saj.

Ajo ka treguar se vogëlushi është shumë i afërt me njerëzit dhe i do shumë ato, kryesisht gjyshen e tij, me të cilën ka një lidhje shumë të ngushtë.

Ajo e merr në krahë dhe ai e përkëdhel nga fytyra. Dhe pastaj fillon e shikon… oh Zot, më fikson”, është shprehur Nicki e emocionuar.

Për të gjitha nënat që duhet të ngrihen dhe të shkojnë çdo ditë në punë dhe të lënë fëmijën, Zoti ju bekoftë. E di që nuk është e thjeshtë”, ka thënë reperja gjatë një videoja live me ndjekësit.

Nicki është shprehur se ndihet fajtore ndonjëherë kur i duhet të largohet nga ai, qoftë dhe për një periudhë të shkurtër. Gjithashtu rikujtojmë që reperja nuk e ka zbuluar akoma emrin e djalit dhe gjithmonë i thërret ‘Papa Bear’.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *