Anisa Gjini humbi jetën më 6 korrik pasi u hodh nga kati i tretë i banesës ku jetonte. Sot Gjykata e Durrësit ka vendosur të lerë në qeli në masën e sigurisë “arrest në burg”, bashkëshortin e saj, Alfred Gjini.
Ky i fundit akuzohet për “shkaktim vetëvrasjeje”, vepër penale kjo që parashikon dënim nga 3 deri në 7 vjet burg, nëse gjykata e shpall fajtor. Gjini do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.
Dyshohet se Anisa Gjini i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshortin e saj. Tragjedia në familjen me origjinë nga Librazhdi la pa prindër dhe djalin e mitur të çiftit.