Sot pasdite (e hënë, dt. 15) dhe nesër (e martë, dt. 16) në qarkun Vlorë, reshjet priten të dobëta deri lokalisht mesatare. Ndërsa në të gjithë qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Në lartësitë 300m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë edhe në formën e dëborës.
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt. 16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 13 °C
në vendet e ulëta: 2 / 12 °C
në vendet malore: -2 / 6 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt. 15) dhe nesër (e martë, dt. 16), era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet.