Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e fundit në Tiranë.
Një 55 vjeçar është gjendur i vetëvarur në banesën e tij në Unazën e Re në kryeqytet.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:40, në Unazë të Re, është vetëvarur në banesën e tij shtetasi A. D., rreth moshës 55 vjeç.
Nga deklarimet e marra nga familjarët dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.