Ministria e Arsimit: Praktika kombëtare, 2000 vende vakante për të rinjtë!

Të gjithë të rinjtë nga 21 deri në 26 vjeç që janë të diplomuar dhe duan të bëhen pjesë e praktikave kombëtare, tashmë e kanë një mundësi. Lajmi është dhënë nga Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi. Përmes një video-mesazhi, Kushi sqaroi se aplikimi mund të bëhet online dhe është i hapur deri më 31 korrik. Ajo theskon se praktikantë që do të kenë performancën më të mirë do t’u jepet mundësia e kontratës 1-vjeçare me institucionin ku kanë zhvilluar praktikën e punës.

“Janë 2 mijë vende praktike të profileve të ndryshme, për të cilat u jemi shumë mirënjohës të gjitha institucioneve që i janë bashkuar kësaj thirrjeje, duke filluar nga institucionet qendrore, ato të vetëqeverisjes vendore, institucionet e pavarura apo edhe shoqëritë e ndryshme tregtare. Pas praktikave 3-mujore që do të zhvillohen mes datave 16 gusht – 16 nëntor, të këtij viti, rreth 200 praktikantë që do të kenë performancën më të mirë do t’u jepet mundësia e kontratës 1-vjeçare me institucionin ku kanë zhvilluar praktikën e punës. Unë jam me të vërtetë e lumtur që edhe në ministrinë që drejtoj, ka plot të rinj e të reja që kanë përfituar direkt nga thirrjet e kaluara të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Ata sot, i kemi kolegë e bashkëpunëtorë të mirë dhe i vlerësojmë shumë për frymën pozitive dhe dinamizmin që kanë sjellë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,” – thotë ministrja në këtë video- mesazh.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *